Kiara ka qenë e ftuar në “Pardon My French”, ku ka folur gjatë për gjithë aspektet e jetës së saj, sigurisht, edhe për përvojën gjatë dhe pas “BBVA 2”.
Ajo rrëfeu se ka qenë e vështirë kjo përvojë:
“Për të thënë sa e vështirë ka qenë, nuk ka nevojë ta konfirmoj, sepse të gjithë e kanë parë. Gjithçka ka pasur vështirësi: Mbyllja brenda, media, të gjithë flisnin për “BBVA 2”. Të gjithë flisnin për jetën time. Ama, e them me plot bindje që është eksperiencë që vjen një herë ne jetë duhet bërë patjetër. U uroj të gjithëve ta kalojnë një eksperiencë të tillë”, u shpreh Kiara, ndërsa shtoi:
“Fundi ka rëndësi. Ia vlen të sakrifikosh, të durosh dhe të arrish fundin e lumtur, siç unë e arrita, në (drejtimin) personal mbi të gjitha”.
Ajo tha se “BBVA 2” ka qenë shumë i shikuar, i komentuar dhe i gjykuar, ndaj sigurisht, është përballur me shumë kritika.
“Patjetër që nuk do t’i pëlqesh të gjithëve. Është mëse normale që dikush të gjykon për mënyrën se si dashuron, ndoshta do ta bënin ndryshe. Është periudhë që kalon dhe njerëzit kthehen”, tha ajo, duke shtuar se nuk është njeri që mban inate, pasi jetës nuk i dihet. Për të, me rëndësi është familja e saj.
Kiara tregoi se të gjithë pjesëmarrësit në “BBVA 2”, gëzojnë respektin e saj, duke treguar kështu se bashkë me derën e reality show-t, mbylli edhe atë etapë të jetës së saj.
Moderatorja foli edhe për sulmet e shumta për situatat që ndodhën brenda shtëpisë së famshme. Ajo tha se për skeptikët që dyshuan për lidhjen e saj me Luizin, është e qartë që fakti që vazhdon me dashurinë e jetës së saj, ka një vajzë dhe është e lumtur, përgjigjja është e qartë.