I gjithë publiku tashmë është njohur me natyrën e Kiara Titos, që duhet t’a themi, nuk është dhe aq trime, gjë të cilën e vërtetoi edhe një herë.
Së fundmi, Kiara Tito ka vendosur të shohë një film dhe filmi që zgjodhi ishte “Agnes”. Për të gjithë ju që nuk e dini, “Agnes” është një film i zhanerit horror, që flet për dy priftërinj të cilët shkojnë në një manastir ku një nga murgeshat shfaq shenja të posedimit nga demonë.
“Film i mirë, po ç’mu desh që e pash” – shkruan Kiara Tito në një postim në Instastory, me një foto të filmit.
Epo, ju e dini. Kur sheh një film horror që vërtet të frikëson, si në rastin e moderatores, gjumi bëhet me drita ndezur! :p