Kiara Tito ish banorja e BBV kurorëzoi martesën me fituesin Luiz Ejlli dhe ku po vazhdojnë të shijojnë ditët e tyre më të bukura ku dhe po flitet për një shtatzani të mundshme të Kiarës.
Ashtu si shumë ndjekës që mezi presin lajmin zyrtar ashtu ka edhe keqdashës.
Pikërisht, referuar kësaj Kiara ka reaguar në Insta’storyn e saj duke publikuar një faqe fallso e cila shiste produkte online në emër të Kiarës.
“Prej kohësh po shoh në rrjete socialet të ndryshme, kryesisht Tik Tok, video të montuara që përdorin emrin tim për të shitur produkte. Nuk janë të vërteta dhe do ju lutesha ta ndaloni këtë gjë pasi nuk është e drejtë dhe nuk është fare e bukur ! Përndryshe do më duhet të marr hapa ligjor ! Faleminderit për mirëkuptimin”
Mbyll shkrimin Kiara.