Kiara Tito është kthyer në një nga personazhet publikë më të pëlqyer, fansat e së cilës zgjedhin t’a surprizojnë çdo ditë në mënyra nga më të ndryshmet.
Këtë herë, fansat e moderatores kanë shkuar edhe një hap më tej, duke e çuar Kiarën dhe emisionin e saj “DWTS Fun Club” në billboard-et e famshme të Times Square në New York.
“Kam njerëzit më të mirë në botë, që më duan dhe më mbështesin në çdo hap. Sot në New York, Times Square. Ju falenderoj nga zemra për këtë surprizë kaq të bukur, nuk di si t’ua shpërblej ” – shkruan Kiara në postimin e saj në Instagram.
Në një postim të tillë, nuk kishte si të mungonte komenti i Luiz Ejllit, i cili aktualisht ndodhet në një koncert në Itali me aktorin Elvis Pupa.
“Vjehrra t’a ka bërë o zemer ” – shkruan Luizi në postimin e Kiarës , referuar nënës së tij e cila disa ditë më parë është kthyer në Amerikë. Sigurisht komenti i tij ka marrë reagim të menjëhershëm nga fansat e çiftit, të cilët me zor presin dyshen Luiz-Kiara të komentojnë njëri-tjetrin.