Disa ditë më parë, Kiara Tito ka njoftuar një projekt të ri totalisht të saj që do të vinte për publikun, duke treguar që kjo ka qenë një ndër ëndrrat e saj.
E mesa duket, ëndrra u bë realitet!!
Kiara Tito sapo ka lançuar koleksionin e saj të parë veshjeve dhe bëhet fjalë për veshje plazhi.
“Koleksion ‘chic&trend’ i dizejnuar për të përqafuar cdo formë trupi, për t’u ndjerë mirë dhe për t’u dukur stil” shkruhet në faqen e parë koleksionit që hapet me një foto të Kiarës ku duket një yll i vërtetë me një nga veshjet e koleksionit të saj të parë.
“Guxova të ëndërroja, vendosa të veproja” ka qenë slogani me të cilin Kiara ka nisur këtë projekt dhe na duhet të themi që “veprat” e Kiarës për këtë projekt do t’iu bëjnë të dashuroheni!!
Për të eksploruar vet mbi linjën e Kiara Tito, po ju vendosim linkun këtu