Pas lindjes së Luna Mari, Kiara Tito është tërhequr përkohësisht nga ekrani për t’iu dedikuar totalisht vajzës së saj.
Por sezoni i ri televiziv duket se do e kthejë moderatoren në ekran.
Në një bisedë virtuale me ndjekësit e saj, Kiara ka treguar se do të kthehet sërish në ekran, por pa treguar ku dhe në cilin program do e shohim.
“A do kthehesh në shtator në ekran. Ps: i mungon shumë ekranit.” – shkruan ndjekësja.
“Yes” – shkruan Kiara duke pohuar rikthimin e saj.
Më herët u tha se Kiara do të rikthejë sërish emisionin “Style Star”, megjithatë mbetet të presim shtatorin për të parë rikthimin e Kiara Titos në ekran.