Bora Zemani është një ndër moderatoret më të dashura për publikun shqiptar. Ajo ka treguar gjithnjë se është shumë e lidhur me familjen e saj, e kryesisht me babin. Këtë, Bora e përforcoi dhe me një portret të familjes së tyre, të cilin e ka postuar në Instagram.
“Goca babit dhe çuni mamit” – shkroi moderatorja, teksa ajo dhe vëllai i saj ishin ulur në prehërin e prindërve të tyre.
Mirëpo, si ka qenë familja Zemani para disa viteve?! Përgjigjja është po njëlloj! Edhe para shumë vitesh, kur Bora ishte ende fëmijë, në fotot e tyre familjare, ajo është gjithmonë përkrah babit të saj, ndërsa i vëllai përkrah mamit. Pikërisht si në foton më poshtë.