Klajdi Haruni prej kohësh është në një lidhje të veçantë dashurie, të cilën ka vendosur t’a shijojë në privatësi të plotë.
Këngëtari dhe pse vet është një nga zërat më të dashur të muzikes dhe personazhet më të spikatur të estradës, për jetën e tij private shumë pak dimë.
Pak kohë më parë, këngëtari pranoi se është i dashuruar, madje ai ndau një pozë që thjesht duket dora e të dashurës së tij, e shoqëruar me një zemër.
Burime pranë Kryefjalës, bëjnë me dije se çifti do të bëhen prindër për herë të parë.
Ende nuk ka asnjë reagim zyrtar nga ana e Klajdit mbi këto lajme.