Sot (12 dhjetor) është mbajtur premiera e filmit “5 herë jo” në ambientet e qendrës tregtare “TEG”. Mes shumë të ftuarish dhe personazhesh publikë, ishte dhe Kiara Tito e cila shkëlqeu me prezencën e saj.
Moderatorja zgjodhi të vishte një kostum të zi, të kombinuar me doreza, sandale, pallto dhe çantë – të gjitha të zeza, duke krijuar një outfit mjaft elegant. Por, sa kushtoi veshja e moderatores?
Kostumi që veshi Kiara ishte i markës ottod’Ame, i cili kushtoi 478 euro ( 279 euro xhaketa dhe 199 euro pantallonat). Dorezat të po të njëjtit brand kushtuan 155 euro, ndërsa sandalet i përkisnin markës Gianvito Rossi me një çmim prej 609 euro. Çanta që Kiara zgjodhi të kombinonte outfitin e saj ishte Dolce Gabbanna dhe kushton plot 2517 euro, duke krijuar kështu një outfit total prej 3759 euro.