Jemi të sigurt që këto ditë, personazhet e njohura të ekraneve më shumë i keni hasur nga afër në plazhe, sesa në ekrane. Kjo për faktin se gushti është edhe muaji që të gjithë shkëputen për të pushuar, duke shijuar ditët me diell, përgjithësisht buzë detit.
Disa kanë provuar të bëjnë pushime disi më diskrete, disa edhe më bujarë me ndjekësit na kanë zbuluar se ku po i kalojnë dhe kush i shoqëron në këto ditë të nxehta vere.
Klaudia Pepa
Balerina e mirënjohur është shumë hermetike sa u përket pushimeve të saj dhe personit që e shoqëron. Pak kohë më parë, ajo zbulonte se ishte e dashuruar. Postimet e saj në “Instagram” flisnin për një dashuri të madhe dhe gjeste romantike.
Por me gjasa kjo verë e ka gjetur “single” Klaudian, e cila në rrjetet sociale ka publikuar pak foto nga pushimet e saj. Duke mos na treguar se ku është, balerina nuk kishte sesi të mos shfaqej edhe këtë sezon në top-formë. Me bikini jeshil dhe si gjithnjë e kuruar, ajo duket se po e shijon këtë verë, edhe pse “single”.
Rozana Radi
Kjo verë ka qenë një moment i mirë për artisten që të përfitojë nga stina për të bërë disa pushime të gjata. Rozana Radi e nisi plazhin nga Greqia dhe duket se vera për të do të vijojë deri në nisjen e sezonit të ri televiziv. Në rrjetet sociale, ajo ka publikuar një foto ku shfaqet në det.
Natyrisht që nuk mund të lëmë pa vënë re format e përmirësuara ndjeshëm të artistes. Me disa kilogramë më pak dhe me një imazh edhe më të kuruar, sot Rozi është ndër vajzat më joshëse të ekranit.
Jonida Maliqi
Prej shumë vitesh Jonida Maliqin po e shikojmë gjithnjë të rrethuar vetëm nga miqtë. Duket se këngëtarja ka zgjedhur që jetën private ta mbajë sa më diskrete nga publiku, duke e jetuar në fshehtësi të plotë.
Edhe përgjatë kësaj vere, e tillë ka qenë tabloja. Jonida ka nisur të pushojë me familjen e saj dhe më pas me miqtë. Të shumta kanë qenë pozat në “Instagram”, por asnjëherë diçka që mund të na linte të mendonim se tashmë ajo ka nisur një lidhje të re. Me një pozë nga deti, ku po shijon ujin, artistja duket si gjithnjë në top-formë.
Xhemi Shehu
Postimet në “Instagram”-in e saj kanë qenë të rralla. Këtë verë, moderatorja e ka pasur kohën e zënë me “Portokallinë”, që këtë sezon ka shëtitur pothuajse në gjithë Shqipërinë.
Ndaj edhe kryesisht edhe postimet në rrjetet sociale kanë qenë dedikuar punës së saj. Por kur Xhemi gjen kohë për t’u çlodhur në plazhin e Jalës, me bikini dhe një kokteil në duar, është e pashmangshme që poza të kalojë pa u vënë re. Duke ruajtur si gjithnjë familjen larg mediave, Xhemi ka preferuar që edhe këtë herë të pozojë krejt e vetme.
Amarda Toska
Për familjen e Amit dhe Ermalit pushimet nisin gjithnjë në qershor, ku edhe u drejtohen disa ditë resorteve luksoze në Turqi. Por këto ditë të nxehta gushti, nuk kishin sesi mos ta gjenin përsëri në det.
Si rrallë herë, vetë moderatorja ka publikuar fotot me bikini nga një jaht, ku edhe ka shëtitur bregdetin tonë. Ndonëse prej kohësh e distancuar nga ekrani, ajo vijon të mbetet ndër imazhet më të dashura për publikun, ndaj edhe gjithnjë tek “Instagram”-i i saj ka një vëmendje të shtuar për të mësuar se çfarë po bën ajo dhe familja e saj.