“Goca dhe Gra” mbrëmjen e djeshme ka shkaktuar jo pak emocione mes panelisteve, por edhe publikut, kjo pasi Heidi Baci njoftoi largimin e saj.
Baci ka njoftuar se do të largohet nga emisioni “Goca dhe Gra” për t’iu përkushtuar më shumë vetes, duke e përshkruar si një vendim të mirëpeshuar dhe personal. Në fund të episodit të së shtunës, Heidi ndau me publikun arsyet e largimit, duke e cilësuar si një moment reflektimi dhe rishikimi të prioriteteve të saj.
Ajo shprehu mirënjohje për Top Channel dhe ekipin e emisionit për mundësinë e dhënë, por theksoi se ndonjëherë në jetë lind nevoja për të bërë ndryshime. “Unë punoj për të jetuar, nuk jetoj për punën,” u shpreh ajo, duke treguar se ndonëse ka gjetur mbështetje dhe vlerësim nga publiku, ndien se ka ardhur momenti të fokusohet tek vetja dhe mirëqenia personale.
Vendi i Heidit në “Goca dhe Gra” do të zihet nga Einxhel Shkira, e cila këtë javë ishte e ftuar në panel.
Gocat dhe gratë e kanë përcjellë Heidin me lule, përqafime dhe një poezi të interpretuar nga Egla Ceno.