Kiara Tito ka lançuar koleksionin e saj të parë me rroba-banjo. Ndër gjithë urimet për suksesin e saj në këtë projekt dhe shumë modeleve që u shitën për 24 orë, një pjesë e rrjetit e ka kritikuar këtë koleksion të moderatores, duke ngritur pretendimin se shumë modele të koleksionit janë të kopjuara nga brand-e të huaja, gjë mbi të cilën moderatorja vendosi të mos bëjë asnjë reagim.
Ndërsa sot, është bërë publik lajmi se një nga këto brand-e prej të cilave pretendohet që Kiara ka kopjuar modelet e rroba-banjove, do e kalojë këtë çështje te avokatët e firmës, prej nga do të vendoset nëse kjo ngjarje do të kalojë në proces gjyqësor. (Lexo këtu)
Pas këtij lajmi që nisi të qarkullojë kudo, ku u bënë publike dhe biseda të një prej mediave në vend me kompaninë në fjalë “Cotazur”, ka ardhur dhe reagaimi i moderatores për Top-Channel, ku Kiara Tito e ka përgënjeshtruar lajmin e një procesi të mundshëm gjyqësor, duke treguar se nuk është kontaktuar nga asnjë brand veshjesh për kopjim stili apo dizajni.
Gjithashtu, ajo deklaroi se kjo linjë është dizejnuar dhe qepur posaçërisht për brandin e saj dhe nuk bëhet fjalë për asnjë kopje të mundshme.
Ky është reagimi i parë që Kiara Tito bën për këtë situatë, duke vendosur “pikat mbi i” për çdo aludim të mundshëm dhe për zërat që qarkullojnë.