Olta Gixhari është një personazh mjaft i komentuar në rrjete sociale, ku komplimentet për të nuk mungojnë asnjëherë, e po ashtu edhe kritikat.
Aktorja nuk reagon thuajse asnjëherë për komentuesit e sidomos ndaj komenteve negative, megjithatë pas postimit të fundit vendosi të bëjë një reagim në Instastory.
Por çfarë ndodhi? Olta ka postuar së fundmi disa foto ku shfaqet tejet tërheqëse, ndërsa shkruan: “shumë macchiato kam pi keto kohe”
Mirëpo, kjo foto është komentuar negativisht nga shumë komentues, kryesisht gra, që e lidhin përshkrimin e fotos me gjidhënien dhe qumështin e gjirit, prej fjalës ‘macchiato’ të përdorur nga Olta.
“Po marr shkas të bëj këtë video sepse kam lexuar komentet e disa grave dhe nënave që nuk më kanë pëlqyer aspak. Unë nuk kam qejf fare të shpjegoj batuta, se batuta po u shpjegua ç’u pa puna. Megjithatë, vura re që fjalia që kam përdorur te foto e fundit që kam postuar, një pjesë e mirë e juaja e kanë keqkuptuar. Sigurisht që nuk më çudit fare kjo gjë, sepse autoironinë time disa prej jush nuk e kuptuan në 100 ditë, nuk do ta kuptoni në 1 fjali të vetme. Ajo është një batutë dhe nuk ka të bëjë fare me qumështin që mund të prodhoj unë, me mjeljen. Kur e shkrova, nuk më shkoi mendja fare te kjo gjë, sepse nuk do ta trajtoja veten time kurrsesi si lopë.
Kursesi s’do bëja një batutë për gjidhënien. Për këtë proces kaq hyjnor, aq më tepër unë që loboj që nënat nëse munden t’i japin gji fëmijëve të tyre do ishte shumë mirë. Unë nuk mund të bëj një batutë të pakëndshme në lidhje me këtë.” – shprehet Olta në reagimin e saj.