Bora Zemani ka folur dje në “Goca dhe Gra” rreth ndërhyrjeve kirurgjikale dhe estetike për të përmirësuar pamjen e jashtme.
Bora u pyet nëse ka kryer operacione plastike dhe theksoi se nuk ka bërë asnjë ndërhyrje kirurgjikale.
“Nuk kam asnjë ndërhyrje kirurgjikale. Dy operacione kam bërë në jetën time, lindjen e Arborit dhe kam hequr apendicitin.
Pastaj gjëra të tjera për mirëmbajtje, patjetër që po. Nuk jam kundër ndërhyrjeve kirurgjikale për sa kohë dikush ka nevojë dhe e bën të ndihet mirë, patjetër që po”, -tha moderatorja, duke zbuluar se i ka provuar fillerat dhe i ka shkrirë.
“Pata një moment çmendurie, thashë t’i provoja një herë të gjitha. Ka ndodhur para nja 2-3 vitesh. Dy javë i mbajta dhe i shkriva, por kanë dashur nja 3 seanca shkrirje. Aty thashë ‘Stop’, nuk duhen aq shumë.”
Megjithatë, ajo tha se ka dëshirë të bëjë një ndërhyrje në gjoks, por frika e ka ndaluar deri tani.
“Fakti që nuk kam bërë operacione plastike nuk do të thotë që nuk kam qejf, por kam frikë, dhe kam frikë të shikoj përfundimin. Nëse do mendoja të bëja ndonjë ndërhyrje do ishte gjoksi, do doja ta zvogëloja”, -u shpreh Bora.