Pas përfundimit të BBV, Erjola dhe Françeska ruajtën një raport mjaft të mirë miqësor me njëra-tjetrën, ku madje shkuan dhe për pushime së bashku.
Ndonëse deri tani kishim parë një marrëdhënie shumë miqësore mes vajzave, duket se roli i tyre si opinioniste në rubrikën “Pa filtra” në “E diell”, i ka vendosur përballë njëra-tjetrës…e ndoshta edhe ka prishur miqësinë mes tyre.
Mes tensioneve të vazhdueshme që dy ish banoret kanë pasur që nga puntata e kaluar, vijuan me debat edhe në këtë puntatë gjatë publicitet.
Mirëpo, nuk ka mbaruar me kaq pasi edhe gjatë transmetimit vihen re mimikat që dy opinionistet e rubrikës kanë lidhur me njëra-tjetrën.
Ditën e djeshme, teksa një nga konkurentët e “Pa filtra”, i cili u shfaq me partneren në studio dhe aspironte të bëhej pjesë e BBV, ka marrë një provokim nga Erjola Doci për të testuar nëse partnerja e tij do të ishte xheloze…kjo për të parë nëse hyrja e tij e mundshme në BBV do krijonte probleme në marrëdhënien e tij.
Ky moment kur Erjola gjendej mes çiftit duke nuhatur parfumin në qafën e konkurentit, është shoqëruar me reagimin e Françeskës, e cila u habit dhe ka vijuar me komente ‘nën zë’, ku shprehet: “Kjo ishte gjesti më budallik, më s’kam pa…“