Aktorja e njohur Olta Gixhari zbuloi më në fund për publikun ditën e djeshme gjininë e fëmijës së saj gjatë ceremonisë së “Gender Reveal”.
Në një video mjaft të bukur të postuar nga Olta në Instagram, u zbulua se ajo do të sjellë në jetë një djalë dhe Amari do të bëhet me një vëlla.
Ndër komentet e shumta që Olta mori, mungon një urim nga ana e Arbanës. Kjo e fundit nga ana tjetër ka postuar në Instagram foto në qytetin e Shkodrës, e nuk ka qenë e pranishme në festën e Oltës, ndryshe nga mikesha e saj e ngushtë, Xhemi Shehu.