Shoqëria e tyre mori një jehonë të madhe vitin e kaluar brenda mureve të shtëpisë së famshme ‘Big Brother Albania’. Bëhet fjalë për prezantuesen Bora Zemani dhe këngëtaren Semi Jaupaj.
Semi ishte më pak e njohur për tregun kosovar, ndërsa Bora ishte e njohur për shkak të lidhjes së saj me aktorin Donald Veshaj, të cilën e kishte përfunduar vetëm pak kohë para se ai të futej në BBV Albania. Në një nga primet të cilat u bënë virale, Bora kishte qenë si mysafire brenda BBV për ta takuar miken e saj Semin, e cila në atë kohë komentohej për një afërsi me Donaldin. Më këtë takim, të dyja hodhën poshtë për diçka të tillë, duke vazhduar edhe miqësinë e tyre jashtë shtëpisë. Por një shikim në rrjete sociale, vënë re se Bora dhe Semi i kanë dhënë ‘fund’ miqësisë së tyre. E kjo për shkak se postimeve të fundit dy shoqet nuk i kanë bërë like e as komentuar njëra-tjetrës, komente të cilat i kemi parë shpesh te njërat-tjetra.