Ditën e djeshme një lajm qarkulloi në rrjet, ku flitej për një “krisje” të raportit mes Semit dhe Borës, miqësi të cilën vajzat na e kanë treguar gjithmonë nëpër dalje televizive dhe rrjete sociale.
Sa i përket lajmit të “prishjes” së raportit mes tyre, ka reaguar (indirekt) Bora Zemani, e cila ka shprehur se jo vetëm që nuk ka krisje të miqësisë së tyre, por ajo ndihet shumë me fat që e ka mikeshë Semin.
Kështu, moderatorja ka ndarë një shprehje në rrjetet sociale, të cilën e ka shoqëruar me hashtagun “luckyme” , ku i ka bërë tag edhe mikes së saj, Semi Jaupaj.
” Ka diçka shumë të bukur rreth të pasurit shoqe afatgjata, pasi ato kanë parë disa versione të tuat dhe të kanë dashur pa kushte në çdo version” – ka qenë shprehja që ka postuar Bora.
Gjithashtu, moderatorja ka ndarë dhe një video duke treguar veshjen e saj para kamerës së telefonit, ku shkruan: “Kur do konfirmimin e shoqeve për veshjen para se të dalësh nga shtëpia.”
Me anë të këtyre postimeve në Instastory, Bora Zemani ka “shuar” çdo dyshim për raportin e saj me këngëtaren Semi Jaupaj.