Pasi janë publikuar gjithë emrat e artistëve që do i bashkëngjiten Noizyt në koncertin e tij “Alpha 2”, një pikëpyetje ka ndezur rrjetin, e kjo lidhur me personazhin më të ndjekur aktualisht në Shqipëri, Luiz Ejllin.
Duke qenë se që pas daljes nga BBV, koncertin e parë Luizi e pati me Noizyn, ku ky i fundit i shprehu suportin e tij, pyetja që u ngrit në rrjet ishte se pse Luizi nuk do të performojë në koncertin e Noizyt.
Aludimet ishin të shumta, e ai më kryesori ishte që raporti i Noizyt dhe Luizit është krisur, për shkak të reperit Getoar Selimi, me të cilin Noizy nuk flet prej vitesh e Luizi e ka artistin e tij të preferuar. Nga ana tjetër, që pas daljes nga BBV, dyshja Luiz-Noizy premtuan një bashkëpunim që ende nuk ka ardhur, ndërsa ka qenë vet Luizi ai që ka treguar se po vjen në një bashkëpunim me Getoar Selimin.
Këtyre aludimeve, Luizi ka vendosur t’i japë fund sot përmes një Instastory ku tregon arsyen e vërtetë se përse ai nuk do të jetë në koncertin e Noizyt dhe arsyeja është angazhimi që Luizi ka me koncertet e tij. Ndër të tjera, ai ka treguar se me Noizyn vazhdon të ketë një raport shumë të mirë dhe tregoi se nuk ka armiq në art.
“Unë kam shumë koncerte, shumë aktivitete. E kam axhendën shumë të ngarkuar dhe si unë e shumë kolegë të tjerë nuk jemi. Unë i uroj me shpirt Noziyt dhe gjithë artistëve aty, që koncerti të shkojë sa më mirë dhe të shkëlqejë siç di ai dhe do takohemi me Noizy dhe të gjithë e do rrimë bashkë. Unë nuk kam armiq në art dhe kulturë e ku di unë. Nuk dua të kem as në jetë, por jeta i ka këto.” – ka thënë Luizi.