Duket se “dramat” që jemi mësuar t’i shohim në showbiz, kanë ‘trokitur’ edhe në derën e familjes mbretërore të princ Lekës.
Prej disa kohësh tashmë, Elia Zaharia dhe princ Leka nuk po publikojnë më foto së bashku, ndërsa nuk kanë qenë së bashku edhe në ditëlindjen e vajzës së tyre, Geraldinë.
Elia publikoi fotot e ditëlindjes së Geraldinës, ndërsa princi nuk shihej në foto e publikuara, ndërsa të bijën e ka uruar përmes një urimi në Instagram.
Përpos kësaj, Elia nuk ka qenë e pranishme si më parë në eventet mbretërore, ku përherë shoqëronte bashkëshortin e saj, siç shihet në profilin e princit.
E si të mos mjaftojnë këto, princ Leka e ka hequr Elian nga lista e ndjekësve në Instagram, ndërsa Elia vijon të ndjekë ende princin.