Kohët e fundit, Krist Aliaj është shfaqur gjithnjë e më aktiv në rrjetet sociale, duke ndërvepruar me ndjekësit e tij.
Në një nga komunikimet me ndjekësit me pyetje-përgjigje (Ask me a question), Kristi ka pyetur ndjekësit e tij lidhur me llojin e emisionit që do i shkonte dhe do ishte ideal për të!
Mes shumë përgjigjesh, një nga emisionet që do të ishte i përshtatshëm për të, sipas ndjekësve është “Doktor Plastik”, emisioni që moderonte Kiara Tito para disa kohësh, ndërsa përgjigjja e Kristit ka ardhur me një “thumb” për shumë nga vajzat e ekranit.
Me një foto në sfond të lajmeve që qarkullojnë për ndërhyrjet estetike të disa nga vajzat e ekranit, Krist Dragot shkruan: “Do kisha shumë punë…”
Kujtojmë se shpesh herë Kristi është shprehur totalisht kundër ndërhyrjeve estetike, që sipas tij i bën vajzat të humbasin natyralitetin dhe i bën të duken të ekzagjeruara. Madje lidhur me këtë teme, ai ka pasur dhe një debat të fortë me një nga konkurentet e “She’s On Top”, emisioni ku ai ishte pjesë e jurisë së bashku me Dea Mishel – debat që asokohe mori vëmendje mediatike prej deklaratës së Kristit për konkurenten.