Krist Aliaj është përfolur shumë këto kohë për një marrdhënie të mundshme me Dean.
Shumë aludime ka patur dhe jo të pakta kanë qenë rastet kur dyshja e BBV janë shfaqur krah njëri tjetrit.
Po nuk duket sikur ka zgjatur për shumë ku dhe Kristi ka reaguar në Instastoryn e tij duke u shprehur :
“Thjesht për të pastruar thashethemet, unë dhe Dea nuk jemi çift. Ne jemi miq që respektojmë njëri tjetrin dhe kënaqemi kur jemi bashkë. Ne u takuam në vendin më të çuditshëm dhe ndihmuam njëri tjetrin kur kohërat bëheshin vështira. Miqësi dhe respekt të pastër mes nesh. Unë kam marrdhënie me dikë tjetër. Faleminderit. Dea vazhdo shkëlqe”
Nuk ka vonuar dhe reagimi i Deas mbi këtë histori dhe vet kjo e fundit është shprehur :
“Nuk e di pse duhet ta shpjegojmë këtë ç’do herë që postojmë diçka apo dalim bashkë. Disa njerëz sillen sikur nuk kanë miq të gjinisë tjetër. Ne u takuam në rrethana që unë nuk e mendoja që do krijoja një miqësi të vertetë, sidomos për faktin që jam shumë përzgjedhëse me njerëzit që kam në jeten time. Në atë botë të çuditshme, për probleme që tani më duken të vogla, po atëherë më përfshinin plotësisht, Kristi ka qenë disa herë i vetmi njeri që më ka qëndruar afër dhe unë këtë nuk do e harroj kurrë. Edhe jashtë i ka qëndruar fjalës së tij, pavarësisht lëmshit mediatik, duke treguar integritet.
I’m so so grateful. Jam e lumtur për ç’do hap të jetës tënde. I’m gonna be cheering, always!