Capital T është një ndër artistët më të pëlqyer të muzikës shqiptare, kjo dhe për faktin se shpesh është vlerësuar si një djalë me “këmbë në tokë”.
Duke ndjekur të njëjtën linjë, reperi i ka kthyer përgjigje një ndjekësi në koment, i cili kishte një “problem” me VIP-at.
“Unë nuk i kuptoj këta ‘vipat’ pse nuk i publikoni liket në çdo foto” – ka shkruar ndjekësi në një postim në Instagram të Capital T, për faktin që e mbulon numrin e ‘likes’ në shumë postime të tij.
Këtij komenti,reperi nuk ka ngurruar t’i përgjigjet duke i thënë: “Sjam Vip une o vlla jam njeri i thjeshte. Merru me vipat e tjere” – dhe kjo përgjigje e Capitalit është marrë si një ironi, por ndaj kujt??
Capitali nuk e ka zgjatur më shumë, duke e lënë të nënkuptohet që komenti është për të gjithë ata që janë quajtur nga publiku ose janë vetëquajtur VIP-a.
Më herët në intervista, reperi është shprehur se shumë situata në industrinë e tij krijohen dhe bëhen publike vetëm për zhurmë e vëmendje,për statusin VIP, pasi janë situata shumë lehtë të zgjidhshme me një telefonatë e një takim nga afër, pa qenë nevoja të marrin vëmendje mediatike (pa përmendur emra) – të paktën kjo është ajo që Capital ka zgjedhur të bëjë, ndërsa për zhurmë ka lënë gjithnjë punën e tij të flasë.