Mbrëmjen e djeshme, në ambientet e shtëpisë së “BBVK” janë shfaqur pamjet kur Edi dhe Driloni flasin për Sarën ku Edi i drejtohet me disa fjalë të papranueshme dhe tepër ofenduese.
“Vëllai i Madh” ia ka ofruar si mundësi Sarës të shihte videon në këmbim të humbjes së 10.000€ nga çmimi i madh. Dhe banorja e ka pranuar.
Më pas Sara ka pasur një moment ku është ndjerë keq dhe është ulur përtokë pasi kishte vështirësi në frymëmarrje ndërsa banorët kanë qenë pranë saj. Gjatë kësaj kohe, Edi dhe Driloni kanë qenë ulur duke parë skenën e nuk patën asnjë reagim.