Një moment që ka ndodhur së fundmi në shtëpinë e BBVK3 është bërë tejet viral në rrjet.
Ky moment ka si protagonistë Sara Kolamin dhe dy nga djemtë e shtëpisë, Drilonin i cili ka pëlqim për Sarën dhe anasjelltas (bazuar në atë që vet banorët kanë shprehur) si dhe shokun e tij, ish konkurentin e “Për’puthen”, Edin.
Gjatë një momenti teksa Sara i thërret djemtë për të ngrënë, Edi përdor fjalë tejet banale dhe fyese kundrejt Sarës në gjuhën gjermane.
Edi ka thënë për Sarën “kjo m*t k*rvë”, ndërsa Driloni i cili ishte pranë tij nuk ka reaguar aspak, moment ky që ka shkaktuar mjaft indinjatë në rrjet.
Kjo video është postuar edhe në Instagramin e vet Sarës, ku ka marrë edhe shumë mbështetje nga ndjekësit e saj.
Nuk dihet ende nëse veprimi i dy djemve do të ketë pasoja, ndërsa për këtë duhet të presim spektaklin e radhës në BBVK.