Dita e sotme shënon rikthimin në shkollë për arsimin parauniversitar si dhe uljen në bangat e shkollës për herë të parë për vogëlushët e klasave të para. Kësaj eksperience sot, ka zgjedhur t’i bashkohet edhe Luiz Ejlli.
Këngëtari ka shoqëruar sot në shkollë fëmijët e shtëpisë “Zyber Hallulli”. Ai e ka nisur ditën duke shkuar në shtëpinë e fëmijëve ku i ka takuar, ka kaluar pak kohë me ta në shtëpi, e më pas i ka shoqëruar për në shkollë, teksa shihet se fëmijët me çanta e lule në duar për mësuesit e tyre, janë shumë të lumtur me pjesëmarrjen e Luizit në një ditë të rëndësishme për ta.
Në shtëpinë e fëmijëve “Zyber Hallulli”, jetojnë 46 fëmijë jetimë/me probleme sociale e ekonomike, si dhe 36 punonjës që kujdesen për fëmijët.