Shakira, e cila u shfaq në rreshtin e parë në shfaqjen e modës Viktor & Rolf në Paris të mërkurën, ka kuriozuar ndjekësit me veshjen e saj. Kjo pasi xhaketa e bardhë, përzgjedhur nga koleksioni vjeshtë-dimër 2008 i markës Viktor & Rolf, dominohej nga fjala “Jo”, e shkruar me shkronja të mëdha tredimensionale.
“Po” është e mbivlerësuar, – tha Shakira kur u pyet për pamjen e saj, – unë identifikohem me “Jo”! Është një fjalë shumë e fuqishme.” Përdorimi i rrobave për të komunikuar botën tuaj e brendshme nuk është aspak gjë e re. Edhe politikanët, presidentët dhe anëtarët e monarkisë shpërndajnë informacione përmes veshjeve të tyre.
Megjithatë, veshja ndonjëherë mund të japë efekt krejt të kundërt me atë që personi që e shfaq do të përcjellë. Në vitin 2018, Melania Trump shkaktoi kritika kur në një vizitë të një strehe fëmijësh emigrantësh zgjodhi të vishte një xhaketë Zara, ku shkruhej “Mua nuk më intereson shumë. Po juve?”
Xhaketën e Shakirës ndjekësit kanë nxituar ta interpretojnë si një mesazh të personalizuar publik për ish-partnerin, futbollistin Gerad Piqué me të cilin i dha fund lidhjes 12-vjeçare vitin e kaluar. Viktor & Rolf prej kohësh janë frymëzuar nga interneti dhe memet, veçanërisht fjala “Jo”.