Këto ditë, rrjeti po zjen nga e ashtuquajtura drama “Dafina-Ledri-Sara”. Veprimet, deklaratat dhe reagimet dhe ‘kunjat’ e secilit, kryesisht të Dafinës fhe Sarës, janë kthyer në kryefjalën e çdo media rozë.
Ajo që ka habitur më së shumti në këto reagime virtuale, ka qenë bashkëshortja e Ledrit, Sara Hoxha, e cila njihet për natyrën e saj të qetë dhe pa probleme në showbizzin shqiptar. E me sa duket qetësisë i ka ardhur fundi, pasi ka qenë Sara ajo që ka reaguar më shumë lidhur me këtë debat.
E sigurisht, si mikeshë e mirë e Sara Hoxhës, Olta Gixhari nuk mundi të qëndrojë larg këtij debati. Kështu, në një “Ask me a question” që ka hapur me ndjekësit e saj, dikush e pyet se cila është pjesa e preferuar në këngën e Ledri Vulës dhe Romeo Veshaj (kënga që ndezi debatin).
Përgjigjja e Oltës? Sigurisht, pjesa që ndezi debatin! “T’i kom dhon krejt ama prap m’le vetëm” – ka shkruar Olta duke i bërë tag Sara Hoxhës, e cila menjëherë e ka ripostuar foton në profilin e saj, duke shkruar: “A nuk është një super rresht? Pse njerëzit u mërziten, kur u bë koment nga vet ai që e ka shkruar këtë rresht?”
Me sa duket, kjo ‘dramë’ nuk e ka ndërmend të mbarojë, e tashmë po merr përmasat e një seriali! 😉