“Social Top 5” , një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” sjell vemendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë ‘sy e vesh’ se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i ndjekësve të tyre në Instagram. Por cilët janë ish-banorët e shtëpisë së “BBV” që kanë spikatur në Instagram këtë javë? Me disa ndryshime të vogla nga java e kaluar, këta janë personat që kanë fituar më shumë ndjekës gjatë kësaj jave…
10. Luiz Ejlli, një nga protagonistët e “Në kuadër të dashurisë”, është në vend të fundit këte javë, duke qenë se ka humbur edhe 1mijë ndjekës të tjerë. Në një ‘live’ me ndjekësit para disa ditëve, ai u shpreh se nuk merret shumë me rrjete sociale dhe nuk e ka aspak problem, pasi gjithë dashurinë e publikut të tij e merr kudo, në rrugë e koncerte. Ndërsa për Instagramin, ai u shpreh se shumë personazhe i kanë të blerë në Indi e Palestinë, duke treguar kështu lidhur me fiktivitetin e numrit të ndjekësve që VIP-at kanë.
9. Në vend të nëntë renditet Efi Dhedhes me minus 1 mijë ndjekës më pak nga java e kaluar duke shkuar kështu ne 582mijë ndjekës. Efi vazhdon te humbasë ndjekës që pas mbylljes së edicionit të dytë të BBV. Këtë periudhë, finalistja duket se nuk ka kaluar dhe aq mirë, pasi nuk ka qenë shumë aktive lidhur me show bizin në vend. Aktualisht, është larguar për pushime në Francë me mikeshat e saj.
8. Krist Dragot rezulton me minus 1 mijë ndjekës nga java e kaluar. Kristi ka treguar se shumë shpejt do të nxjerrë në treg firmën e tij të parfumeve. Ndërkohë, këtë javë Kristi ka qenë i ‘lakuar’ në media për një bisedë vajzash mes Jorit, Keisit dhe Ronaldos në “Kepin e Vipave”, për bisedën me Jorin ku Kristi kishte nisur t’i dërgonte mesazhe erotike.
7. Elvis Pupa qëndron sërish në vend të shtatë dhe ka humbur 1 mijë ndjekës në Instagram. Pas disa javësh që mbajti vendin e parë, Visi ka kaluar në vendin e shtatë. Aktori i humorit vazhdon me humorin e tij aq shumë të pëlqyer nga publiku në Instagramin e tij, ndërsa aktualisht po punon për një bashkëpunim me Muharrem Ahmetin (Rrema) dhe Irkenc Hykën.
6. Në vend të gjashtë renditet sërish Jori Delli. Ajo është një nga konkurrentet e “Kepit të Tundimeve” që transmetohet në televizion. Këtë javë ajo ka fituar 1 mijë ndjekës. Lajmi i javës për Jorin është që gjiganti “Mediaset” në Itali, shkroi një artikull për të.
5. Prezantuesja e emisionit “Kepi i Tundimeve” Kiara Tito, ka patur rritje këtë javë, duke iu shtuar vetëm 1 mijë ndjekës të rinj. Kjo ka qenë një javë e qetë për sa i përket lajmeve për moderatoren, pasi nuk është përfshirë shumë duke u fokusuar te projektet e saj. Lajmi i javës për Kiarën është rizotoja e famshme e saj me kungull dhe komentet e Luizit lidhur me gatimet e saj.
4. Edhe Keisi Medini nga ana tjetër ka fituar 1 mijë ndjekës. Së fundmi, këngëtarja është përfolur për një lidhje romantike mes saj dhe Dj Geek, ish- partnerit të Dafina Zeqirit.
3. Olta Gixhari, e cila është duke xhiruar filmin “Në kuadër të dashurisë” së bashku me Luiz Ejllin, ka fituar këtë javë 2 mijë ndjekës, duke shkuar kështu në 425 K ndjekes. Olta këtë javë, ka marrë vëmendjen për puthjen me Dea Mishel, që erdhi pas puthjes me Sara Hoxhën, motrën e saj në film, me të cilën gëzon raporte tepër të mira edhe jashtë kamerave të xhirimit.
2. Dea Mishel Hoxha qëndron sërish në vendin e dytë, duke shtuar 2 mijë ndjekës të rinj në Instagram. Aktualisht, ajo është në jurinë e “She’s On Top” në Top-Channel si dhe pjesëmarrëse në një rol episodik në filmin “Në kuadër të dashurisë”. Së fundmi, Dea është përmendur në rrjet për “përplasjen” që pati me Luiz Ejllin në rrjete sociale, pikënisja e së cilës kishte qenë gjatë xhirimeve të filmit, sipas burimeve.
1. Në vend të parë pozicionohet Ronaldo Sharka. Këtë javë ai ka fituar 3 mijë ndjekës ,duke shkuar kështu në 148 K. Ronaldo tashmë është tepër aktiv në Instagramin e tij, me ironitë e shumta referuar personazheve publikë. Gjithashtu, në “E diell” është përfshirë në një sërë diskutimesh me vajzat që kanë qenë të ftuara në rubrikën “Trotuar”.