Modelja e njohur shqiptare, Kejvina Kthella, ka djegur rrjetin me postimet e fundit të publikuara në llogarinë e saj Instagram.
Ajo ka hedhur disa fotografi nga pushimet, në të cilat shfaqet me disa poza tepër provokuese.
Kejvina ka vënë në pah linjat e saj të përkryera trupore që nuk i kanë munguar asnjëherë, me fustanin e saj të lirshëm prej sateni.
Modelja nuk i la vend imagjinatës me pozat provokuese e ulur në një motor uji.
Ish-banorja e BBV, dukej tepër tërheqëse dhe sharmante, me bukurinë dhe linjat e saj trupore ajo gjithmonë rrëmben vëmendjen e ndjekësve.