Hyrja e Endrik Bebës në BBV trazoi jo pak ujërat në shtëpi, kjo për shkak të lidhjes së tij të mëparshme me Sara Gjordenin, gjithashtu banore, e cila sapo ka zyrtarizuar lidhjen e saj me Bardhin.
Për të jetuar të qetë në shtëpi dhe pa ‘siklete’, Sara ka shkuar pranë Endrikut duke u sqaruar me të larg pjesës tjetër të banorëve.
Ata u sqaruan për historinë e tyre të shkuar, ndërsa Endriku u shpreh se është histori e vjetër dhe se është shumë i lumtur për të dhe Bardhin.
Në një moment kur po flisnin për historinë e tyre, Sara i tregoi Endrikut se është pyetur në dhomën e rrëfimit, por nuk ka dhënë detaje – fjali kjo që i është ndërprerë duke e paralajmëruar për mikrofonin, duke mos e lejuar të flasë më gjatë për këtë bisedë të zhvilluar me produksionin.