Gjatë një bisede mes Edit dhe Drilonit, ky i fundit ka folur në raport me Sara Kolamin, me të cilën duket se ekziston një pëlqim.
Të paktën kështu është ‘servirur’ në publik, pasi pak më parë Driloni i ka treguar Edit për një bisedë në dhomën e rrëfimit.
“Ne as nuk ia kemi nisur edhe njerëzit po duan të na shohin, prandaj po na shtyjnë në atë drejtim, që na kanë thirrur në dhomë të rrëfimit. Ti e di që na kanë thirrur në dhomën e rrëfimit, këto gjëra ju i dini të gjithë…”, thotë Driloni ndër të tjera, ndërsa i tërhiqet vazhdimisht vërejtje nga “Vëllai i Madh” e Edi e këshillon të vazhdojë këtë lojë.