Anita Haradinaj është opinionistja e sezonit të dytë të BBVK, së bashku me Bled Manen.
Pak ditë më parë, Anita tërhoqi vëmendjen e mediave dhe rrjetit, me ofendimin e saj kundrejt Ganiut – ofendim për të cilin u kritikua dhe ofendua shumë ashpër në rrjet, edhe nga gazetarë e personazhe publikë.
(Për rikujtesë: “Normal që nuk ke shanse me Brikendën se është kokrra e yllit, ti a e ki pa veten n’pasqyrë?!” – ka qenë komenti ofendues i Anitës për Ganiun.)
Pas deklaratës së saj se “është opinioniste dhe thotë çfarë i do qejfi”, Anita në një intervistë të fundit për një media në Kosovë, hodhi edhe një “thumb” për kritikuesit e saj.
“Kur kam qenë unë gazetare, ata akoma kanë duke shkru vijat e drejta e këndore në fletore” – u shpreh ndër të tjera opinionistja.