Aktorja e njohur Rudina Dembacaj ka treguar edhe një herë natyrën e saj humoristike dhe të drejtpërdrejtë në emisionin “Goca dhe Gra”.
E pyetur se kur ka kryer marrëdhënie për herë të parë, ajo u përgjigj;
“Se mbaj mend fare, ku di gjë unë, sa burra kam ndërruar unë. I kam kaluar kështu. (Se bëj shaka),” tha Rudina.
Ndërkohë, ajo ndau edhe detaje për marrëdhënien e saj me bashkëshortin, Mark Frroku. Rudina tregoi se fillimisht ata kanë qenë thjesht shokë, por më vonë lidhja e tyre mori një kthesë romantike.
“Unë dhe im shoq jemi njohur si shokë. Ka qenë si një telenovelë – “jo po unë të dua”, “jo po s’është gjëja e duhur”. Nuk kujtoj kohën kur ndodhi për herë të parë, por kujtoj që shpërthyen fishekzjarre,” tha aktorja.