Ish-banori i “Big Brother VIP 2”, Krist Aliaj, ka zbuluar teksa ishte i ftuar në “E Diell” në Top- Channel se është duke u dashuruar.
Teksa u shpreh se nuk do të largohet nga Shqipëria, ishte moderatori i njohur, Ervin Kurti, ai që e ngacmoi dhe e pyeti:
“Kush të mban në Shqipëri?”
“Une nje zemër kam, 1 mund t’a jap”, u përgjigj Kristi, i cili është pjesë e jurisë profesioniste të “She’s on Top”.
Ervin Kurti me pas e pyet: “Pra zemra eshte e zënë?” dhe ish-banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri, i pergjigjet: “Po zihet”.
Kristi nuk ka dashur të ndajë më shumë detaje për personin që i ka rrëmbyer zemrën, duke e lënë mister vajzën.