Einxhel dhe Dagz së fundmi kanë vendosur që të shpërngulen në Kosovë dhe janë në kërkim të një shtëpie në Prishtinë.
Për të kërkuar ndihmë ose informacion nga ndjekësit lidhur me shtëpinë, ajo iu drejtua fansave të saj. Jo vetëm që nuk mori dot zgjidhje për “hallin” që ka, por direkt për Einxhelin nisën pyetjet lidhur me veshjet e saj, duke na zbuluar kështu një kuriozitet për çiftin, si dhe një këshillë për “blerje të zgjuara”.
Sa i përket kuriozitetit, Einxhel zbuloi se në fakt është Dagz ai që shpenzon më shumë për veshje, pasi kërkon gjëra më speciale e specifike, ndërsa ajo vet është më ekonomike dhe zgjedh bluza të dyqaneve si “Waikiki” në vlera prej 5 euro.
Gjithashtu, ka dhe një këshillë nga ana e Einxhel, që të paktën te vetja ajo e praktikon më së miri dhe ka rezultuar e suksesshme. Einxhel bën “blerje të zgjuara”! Çfarë do të thotë kjo?
Kjo do të thotë që veshjet e përditshme, ose disa lloj materialesh e modelesh, siç janë veshjet me vija apo materialet lino, që janë të pakohë dhe nuk lidhen me tendencat e modës pasi gjejnë vend gjithmonë kudo, Einxhel i blen në fund të sezonit veror kur janë me ulje, dhe i përdor për verën e ardhshme.
Goca dhe gra, kjo e fundit ishte kryesisht për ju – mbani shënim!! 😉