Kiara Tito dhe Luiz Ejlli, po shijojnë pushimet e tyre të para vetëm. Ata kanë zgjedhur Bodrumin si destinacionin e tyre për të pushuar.
Ndërsa vazhdimisht Luizi na përditëson me pushimet, në videon e tyre të fundit, partnerja e tij Kiara shfaqet me nerva. Arsyeja? Rrobat!
E pyetur nga Luizi pse Kiara është me nerva, moderatorja i thotë “ke shumë rroba për të palosur”, teksa vjen vërdallë nëpër garderobë me rroba në duar. Sigurisht që moderatorja nuk është vërtet aq shumë me nerva, por dihet – këto janë “halle çiftesh”. T’a kuptojmë hallin Kiara! 😉