Bledi Mane ditën e sotme ka bërë publike në portalin e tij një ofendim shumë të rëndë drejtuar gazetarit Arian Çani.
Në Isntagramin e tij ka publikuar dhe lajmin e portalit duke ofenduar dhe Çanin.
Në portal Bledi shkruan :
Ndërsa zëdhënësi i Fredi Belerit ka thënë gjatë një debati televiziv në Top Story se Partia Demokratike do duhej të kishte kandiduar 61 Fred Belerër në të gjithë Shqipërinë, Arjan Çani në studion e Erla Mëhillit në Euronews ka bërë një tjetër deklaratë të rëndë.
Sipas tij Shqipëria është vend talebanësh dhe shqiptarët janë më keq se talebanët.
Ndërkohë që grekët i quajti seriozë.
Kohë më parë në një deklaratë, Çani ka thënë se shqiptarët kanë zbritur nga malet e Kaukazit.
Shihni videon më poshtë.