Një lajm i fundit ka “trazuar” sërish rrjetin dhe bëhet fjalë pikërisht për “Big Brother Vip Albania 3” dhe moderatoren e programit, Arbana Osmanin.
Burime për “Anabel” kanë bërë me dije se Arbana nuk do të moderojë sezonin e tretë të BBV. Kjo ka ardhur si pasojë e debateve të forta mes Arbanës dhe administratorëve të televizionit.
Rrethanat e debatit ende ngelen të paqarta, pasi ka kohë që po flitet për një “krisje” të mundshme mes tyre, ndërsa tashmë thuhet se debatet kanë ardhur për shkak të negociatave lidhur me kompensimet financiare.
Burimi thekson se kjo ende nuk është e sigurt nëse do të “vuloset” mungesa e Arbanës në BBV3, por menjëherë brenda “Top-Channel” kanë nisur të qarkullojnë emra të rinj se kush do e zëvendësojë Arbanën, ndërsa po përfliten dy emra: Ledion Liço ose Bora Zemani.