Vivien Thano ka qenë e ftuar në një intervistë ekskluzive në “Mos i bjer me Top”, ku ndër të tjera ka folur edhe për ndarjen nga reperi Getinjo.
Çifti ka nisur lidhjen e tyre në BBV Kosova dhe pas përfundimit të eksperiencës në shtëpi, ata vazhduar lidhjen jashtë. Para pak kohësh ata u përfolën për një ndarje, por shumë shpejt ata u kthyen në krahët e njëri-tjetrit më të lumtur se kurrë.
Teksa duket se gjërat u bënë mjaft serioze mes çiftit, ata patën sërish një shkëputje, që me sa duket këtë herë është përfundimtare.
E ftuar në “Mos i bjer me Top”, gazetari Ronaldo Sharka e ka pyetur Vivienin për ndarjen nga Getinjo dhe arsyen, ndërsa Vivien ka shpërthyer në lot, dhe ka treguar se arsyeja e ndarjes nga reperi ka qenë fiksimi i tij për lojërat e fatit dhe bixhozin, gjë që atij po i shkatërron jetën në moshën 33 vjeçare.
“Unë jam ndarë me Getin jo për shkak sherri ose tradhëtie. Arsye që ka kohë që ishte pjesë ishte një gabim ose fiksim i atij me një gjë që unë e dënoj janë lojërat e fatit, gjë që shkatërron çdo lidhje dhe familje. Është shumë keq që një marrëdhënie të përfundojë për gjëra që nuk kanë lidhje me çiftin, kur gjërat i ndërpret një ves kaq i ndyrë sa është bixhozi… unë, familja e tij jemi munduar shumë t’a ndihmojmë, por mjafton shumë pak që njeriu të rrëshkasë dhe është shumë gjynah në një moshë të tillë 33vjeç… është në kulmin e jetës dhe kjo gjë nuk i përket atij si person. Edhe diçka… nëse njeriu nuk do vet të ndryshojë, edhe Zoti të vijë këtu poshtë, nuk ka për t’a ndryshuar kurrë nëse ai nuk do vet dhe nuk ka nevojë që njeriu të prekë fundin t’a kuptojë sa gabim është. Ndaj u ndava, se nuk doja dhe nuk kisha pse të isha pjesë e kësaj gjëje” – ka thënë Vivien mes lotësh.