Sezoni i tretë i BBV pritet të startojë më 13 janar, nën moderimin e Ledion Liços, ndërkohë thuhet se këtë sezon do të kemi ndryshime rrënjësore dhe një BBV plot risi.
Emrat që përfliten tashmë janë të shumë, ndërsa burime për “Kryefjala” bëjnë me dije se Graciano Tagani dhe këngëtari Endrik Beba.
Një tjetër emër që thuhet se do t’i bashkohet shtëpisë më të famshme në vend është ai i balerinit Ledian Agallijaj, partnerit të Elhaida Danit, me të cilën u njoh vjet në DWTS.
Për të folur lidhur me këtë, ka qenë gazetarja Migena Komici e ftuar në “Shqipëria Live”, e cila është shprehur se nuk beson që Lediani do të bëhet pjesë e BBV, pasi nuk e “lejon” Elhaida.
“Nuk mendoj që do e linte Elhaida të hyjë në BBV. Do ta shijonte pak më shumë, pasi kanë një kohë të shkurtër bashkë, kështu që ta shijojë pak më shumë. Ndoshta në një BBV tjetër” – është shprehur Migena.
Mbetet për t’u parë tashmë, nëse Lediani do të bëhet pjesë e BBV3.