Fred De Palma, reperi italian dhe i dashuri i Jori Dellit, ka publikuar së fundmi një këngë të re. Dhe pjesë e saj është edhe modelja.
Zëri i saj shfaqet në hyrje të këngës si pjesë e një telefonate, ku ajo në shqip thotë: “Alo! Ku je? Më mungon. Mezi pres të të takoj!”
Në mediat sociale ndjekësit e kanë komplimentuar dhe komentuar pozitivisht. Por, reagimin më të bukur e ka patur babait i Jorit. Kjo e fundit ka publikuar një video në TikTok, ku i tregon të atit këngën dhe reagimi i tij është thjesht epik.
“Qenka i mirë legeni! Bravo, legeni!”-thotë ai duke shprehur pëlqimin e tij në një mënyrë tipike shqiptare që ka shkaktuar shumë të qeshura.
Epo, shprehja “më thuaj që je një baba shqiptar, pa më thënë që je një baba shqiptar”, tashmë ka një fitues dhe ai është babi i Jorit 🙂