Gjatë ‘Prime’ mbrëmjen e djeshme, në shtëpinë e BBV kanë mbërritur dhurata për banorët nga koleksioni i ri i veshjeve të Lori Hoxhës, të cilat banorët i kaë veshur menjëherë.
Mirëpo, ajo që tërhoqi vëmendjen ka qenë një postim i Lori Hoxhës në Instastory, e cila me anë të një fotoje shkruan: “Legjenda thotë që kush e mban çantën LHxCohls te koka e krevatit, fiton.”
Ky postim ka marrë menjëherë vëmendjen e rrjetit, pasi në foto duket Heidi e veshur me Cohls dhe Erjola, duke ngritur aludime të ndryshme për fituesin.
Kujtojmë se një debat i tillë është bërë mjaft viral në BBV1, ku fituesi i atij edicioni Ilir Shaqiri, mbante një bluzë të tillë te koka e krevatit.
Të shohim sa do ‘përmbushet’ legjenda këtë edicion…