Leo është surprizuar mbrëmjen e djeshme nga familjarët, të cilët ndodhen në Gjermani. Vëllai i Madh i mundësoi atij një lidhje direkte me vëllanë dhe motrën. Por surprizat nuk mbaruan me kaq.
Lela, me të cilën ai krijoi një lidhje dashurie brenda BBVK, erdhi në shtëpi për ta takuar dhe për të ngrënë një darkë bashkë.
Gjatë darkës ata diskutuan për gjërat e fundit që kanë ndodhur, mes tyre edhe për daljen e Gjestit, i cili u eliminua nga nominimi që Leo i bëri kokë më kokë me Drilonin.
Leo e pyeti Lelën nëse ia ka bërë mirë Gjestit me televotimin. Lela ia ktheu se ia ka bërë mirë dhe se Gjesti është shumë mirë.
“Gjesti është shumë mirë. Përfundimisht, po vuani shumë më shumë ju për Gjestin sesa Gjesti për ju! O Xhenki, mos vuaj!”, e mbylli ajo me një thirrje për Xhenetën.