Leonardo DiCaprio ka një ‘hyrje’ të re në jetën e tij – dhe këtë herë gjërat po bëhen serioze. “Page Six” shkruan se 48-vjeçari është zyrtarisht në lidhje me modelen 25-vjeçare Vittoria Ceretti.
Çifti është parë në disa takime në SHBA dhe jashtë saj gjatë muajve të fundit, duke ndezur spekulime nëse po flirtonin apo mes tyre kishte lindur diçka më e madhe. Megjithatë, një burim pranë çiftit thotë se ata janë në një lidhje tanimë.
“Ata kanë kaluar mjaft kohë së bashku gjatë muajve të fundit dhe po kënaqen duke e njohur njëri-tjetrin në një nivel më të thellë,” -i ka thënë dikush pranë çiftit ‘Page Six’.
DiCaprio dhe Ceretti u panë për herë të parë në publik në Ibiza, Spanjë. Ylli i “Titanic” dhe bukuroshja italiane u panë duke u puthur dhe festuar së bashku në një club.
Disa javë më pas, dyshja vendosën të shkonin në Kaliforni për një takim shumë më të qetë. DiCaprio dhe Ceretti u panë duke marrë akullore dhe kafe të ftohtë ndërsa ishin në Santa Barbara.
Një dëshmitar okular pohoi se kishte vënë re një “vibe” mes të dyve duke thënë: “Mënyra se si ata po flisnin me njëri-tjetrin. … Mund ta ndjenit energjinë.”
DiCaprio dhe Ceretti që atëherë janë fotografuar dhe parë shpesh bashkë. Një dëshmitar okular e pa çiftin duke marrë pjesë së bashku në festën e ‘Vogue World’ në Londër javën e kaluar.
“Leo dhe Vittoria po bisedonin dhe kërcenin së bashku gjithë natën. Duket se romanca e tyre është shumë më tepër se diçka kalimtare.”
Një burim tjetër thotë se DiCaprio madje është parë duke mbështetur Cerettin jashtë vendit, ndërsa ajo ecte në pasarelat në Javën e Modës në Milano.
Modelja ka qenë e martuar më parë me DJ nga New Yorku, Matteo Milleri.
DiCaprio, nga ana tjetër, ishte për herë të fundit në një lidhje të gjatë me aktoren Camila Morrone, por ata u ndanë në gusht 2022 pas katër vitesh së bashku.