“Lërmë të vdes me ty, të jetojmë të dy...”, ishin këto disa nga vargjet e duetit ikonik mes Alban Skënderaj dhe Miriam Canit, shumë vite më parë, koha kur çifti fitoi dashurinë e publikut me marrëdhënien e tyre që vazhdon të jetë speciale edhe sot.
Së fundmi, këngëtarja Miriam Cani ka ndarë një foto të shumë viteve më parë, kur të dy ishin shumë të vegjël dhe në fillimet e romancës së tyre.
“Si fluturon koha”– shkruan Miriami në postimin e saj në Instastory.
Çifti sot janë të martuar dhe prindër të dy fëmijëve, një vajze dhe një djali.
Megjithat, vendosëm të bëhemi pak nostalgjikë dhe të rikthejmë edhe një herë duetin e Alban Skënderaj dhe Miriam Canit! 🙂