Mëngjesi i sotëm ishte ndryshe nga çdo mëngjes tjetër për Françeskën. Kjo pasi është zgjuar duke u lagur me ujë nga Liami, i cili erdhi si pasojë e të njëjtit veprim që bëri Françeska me banorin dje, duke i lagur edhe shtratin që të mos flinte, për shkak të misionit që vajzat kishin nga Vëllai i Madh ku duhet të linin djemtë e shtëpisë pa gjumë deri në agim. (Mision i cili nuk u përfundua me sukses, pasi u zbulua nga Graciano)
Teksa fillimisht u tremb, ajo nuk pati një reagim ndaj banorit por më pas, teksa ka dalë në oborr e ka ‘sqaruar’ me qetësi Liamin.
Françeska: Çdo gjë në ekstrem me ty! Nuk e di domethënë. Ti s’ke vetëkontroll se nuk ka mundësi.
Liam: Po normal mi gocë që kam, por kur vjen puna tek uji e kam qejf në fakt, s’kam kontroll fare.
Françeska: Ti nuk ke se po të kishe nuk do i bëje gjërat në ekstreme. Ti se ke idenë çfarë është vetëkontrolli. Le kokrrën e namit!
Liam: Ju përshëndes të gjithëve anë e mbanë ku jeni me “Lori Caffe” dhe me një ujë “Selita”, ku Françeska me këtë ujë është zgjuar mëse e kthjellët.
Françeska: Më hape barkun!