Që çifti Luiz-Kiara është një nga çiftet më të dashura, më të ndjekura e më të pëlqyera për publikun shqiptar kjo nuk ka aspak dyshim – dashuri që ata e marrin përditë nga të gjitha grupmoshat.
Madje një vajzë 14-vjeçare, dashurinë dhe admirimin për çifti e ktheu në një libër, i cili ka marrë vëmendjen e gjithë rrjetit dhe të medias.
Për të folur pak më tepër lidhur me librin “Në mes të kaosit”, autorja Esmeralda Memishaj, ka qenë e ftuar sot në ‘Wake Up’.
“Mendova t’a titulloj kështu, sepse Big Brother-i vet ishte një kaos i vërtetë, me shumë rrëmujë e opinione të kundërta për Luizin dhe Kiarën. Kam qenë e fokusuar te shkolla, po periudha e BB, që i lash pak mësimet pas dore. Më frymëzoi historia e tyre – Luizi, një personazh i drejtë, shumë i përkushtuar ndaj Kiarës dhe Kiara, një vajzë e qetë që çdo gjë e përballonte me qetësi.”
E pyetur për mbështetjen e familjarëve, autorja e librit tha se si fillim familja nuk e dinte që ajo ishte duke shkruar një libër, pasi ajo mbyllej në dhomë dhe vetëm shkruante për çiftin Luiz-Kiara, ndërsa kur e morën vesh, ka pasur mbështetjen e plotë të prindërve.
Gjithashtu, 14-vjeçarja ka treguar edhe për takimin me Luizin dhe momentin kur i ka dhënë librin, moment i cili për të ishte shumë emocionues.
“E kam takuar, i dhashë librin, e falenderova që pranoi të më takonte dhe kur e takova fillova të qaja nga emocionet. Isha shumë e lumtur, sepse po takoja një idhull.”