Një moment shumë i tensionuar është zbuluar gjatë një debati të ashpër në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ku këngëtarja e njohur Linda Halimi, ka bërë një denoncim ndaj banorit
Gjatë një debati të nxehtë me konkurrentin Gani Gërmia, Linda ka zbuluar se ka qenë subjekt i ngacmimeve seksuale nga ai.
Ngjarja ka ndodhur gjatë një transmetimi live, ku Linda, e prekur thellësisht, ka rrëfyer përvojën e saj të keqe.
“Më ka ngacmu seksualisht”, ka thënë këngëtarja duke bërtitur, teksa në afërsi ishin edhe disa banorë të tjerë.
“Edhe njëqind herë e kam thënë me mikrofon: ‘Vëllai i madh’, të lutem ma hiq”, ka shtuar ajo, duke iu referuar thirrjeve të saj të përsëritura drejt produksionit që të ndërhyjë në situatën.
Kjo deklaratë ka sjellë një reagim të menjëhershëm nga publiku dhe shikuesit, duke shkaktuar një diskutim të gjerë në rrjetet sociale mbi ngacmimet seksuale dhe sigurinë e pjesëmarrësve brenda shtëpisë.
Çështja e respektimit të integritetit personal dhe ndërhyrja e nevojshme kur këto situata ndodhin janë bërë tashmë qendër e vëmendjes.