Këngëtarja Linda Halimi ka shokuar me akuzat për Bleron, në spektaklin e mbrëmjes së djeshme, ku tha se kur ishte i martuar me Teuta Krasniqin e ka dërguar në hotel dhe ka insistuar që të jenë në një dhomë.
Megjithatë, ajo ka vijuar edhe sot me deklaratat ku ndër të tjera këmbënguli se ai madje ka tentuar t’i futet në shtrat brenda shtëpisë së ‘Big Brother Vip Kosova’.
“Blero më është futur në shtrat edhe më ka thënë ‘Unë e qes Ganinë edhe sonte flejmë bashkë’ dhe mi ka hequr bateritë dhe më tha ‘Askush nuk guxon me të folë dhe me t’i vnu bateritë sepse unë jam baba këtu’. Ky [Gania] më pas është kthyer dhe ai ishte me bokserica dhe ‘hard on’ [në ereksion]”, tha Linda.
Një tjetër deklaratë shokuese e mbrëmjes së djeshme ishte edhe ajo e pëlqimit të Azemit për të. Linda tha se me disa veprime, Azemi ka dashur të krijojë afrimitet me të më shumë sesa miq, ndërsa shtoi se në të vërtetë ai nuk ka pëlqim ndaj Albës.